Ergodani thotë së vendi i tij nuk ka probleme me pakicat fetare

| 01 Gus 2018 | 16:43 | Nga

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë sot se vendi që ai e drejton nuk ka probleme me pakicat fetare.

“Turqia nuk ka probleme në lidhje me pakicat fetare. Gjuha kërcënuese e evangjelistëve të ShBA, mentaliteti zionist është i papranueshëm,” ka deklaruar Erdogan sot në parlamentin turk.

Këto deklarata të liderit turk vijnë një ditë pasi përfaqësuesit e komuniteteve pakicë të Turqisë – përfshirë këtu pasuesit e kishave ortodokse dhe armene greke në një deklaratë të përbashkët thanë se janë të lirë të praktikojnë besimet e tyre.

“Ne si përfaqësues fetarë dhe drejtorë të shoqërive fetare dhe besimeve të ndryshme, që janë vendosur në këtë vend me shekuj, jemi të lirë të ndjekim besimet dhe praktikat tona”, thuhej në deklaratën e përbashkët të këtyre klerikëve fetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme