Në Biqec të Kaçanikut, ndërron jetë një i mitur pas vetëaksidentimit të veturës

| 02 Gus 2018 | 09:27 | Nga

Në fshatin Biqec të Kaçanikut një i mitur ka ndërruar jetë pas vetëaksidentimit të një veture rreth orës 21:00 të natës së mbrëmshme.

Përmes raportit 24 orësh policia njofton se vozitësi nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksidentin dhe për pasojë i mituri që ka qenë pasagjer ka marrë plagë vdekjeprurëse.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme