Të shtunën nis faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

| 03 Gus 2018 | 14:45 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton se nesër, e shtunë, fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në territorin e komunës.

Nëpërmes një njoftimi shtypi, Komuna thotë se kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës dhe kompanisë kontraktuese dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë në javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet e ulin dukshëm efektin e dezinsektimit. Në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

Duke u bazuar në këto të dhëna, edhe këtë herë do të dezinsektohet një sipërfaqe prej 6200 hektarësh, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftim.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të më poshtme nëpër lagje e caktuara.

04.08.2018: Parku i Qytetit, Aktash, Qyteteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellushë (Blloqet, Shtëpia e Pleqve), Tophane

05.08.2018: Dardania, Lakrishte, Arbëria, Shkabaj, Ulpiana, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”

06.08.2018: Prishtina e Re (Veternik, Qendresa, Lagja Nic), Kodra e Trimave dhe Vreshtat,

07.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e Re

08.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbashqe

09.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e Eperme dhe Bërnicë e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll dhe Vranidoll

Komuna thotë se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi.

“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura , që mos të futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë . Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme