Studentët vazhdojnë protestën, hedhin tymuese para kryeministrisë

| 17 Dhj 2018 | 13:07 | Nga

Prej orës 11:00 qindra studentë ishin para kryeministrisë në Shqipëri.
Në fillim ishte një grup studentësh por më pas iu bashkuan të tjerë të cilët në fillim kishin marshuar nëpër rrugët e Tiranës duke bllokuar qarkullimin e makinave në disa akse kryesore.

Ndërkohë kryeministri, Edi Rama edhe pse i ka poshtë dritares studentët, sërish i fton në dialog përmes instagramit.

Studentët nuk pranojnë negociata dhe as dialog për plotësimin e 8 kërkesave, ndërkohë vihen re forca të shtuara policore që rrinë në gatishmëri.

Protestës i janë bashkuar dhe studentë nga Korça, Elbasani, Durrësi e Shkodra.

Megjithatë protesta është shumë paqësore dhe me studentët janë bashkuar dhe shumë qytetarë, raporton oranews.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme