Young vazhdon kontratën për një vit te Unitedi

| 11 Shk 2019 | 16:08 | Nga

Ashley Young ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin edhe për një vit.

Anglezi do të jetë i lidhur me klubin anglez deri në qershorin 2020 pasi në kontratën paraprake kishte vetëm pak muaj deri në skadim.

33-vjeçari i është bashkuar Djajve të Kuq në vitin 2011 nga Aston Villa pas 228 paraqitjeve, ku shënoi 17 golave.

Young për Anglinë është paraqitur në 39 ndeshje, ku ka arritur të shënojë shtatë gola.

Lojtari karrierën e ka filluar te Watfordi, gjatë katër sezoneve realizoi 22 gola në 110 ndeshje.

Të ngjashme