Sondazhet për ‘Eurovision’ e rendisin Shqipërinë në këtë vend

| 08 Pri 2019 | 12:45 | Nga

Kënga “Ktheju tokës”, me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision” po pëlqehet shumë.

Jonida Maliqi ditë më parë ka performuar në Amsterdam në “Eurovision in Concert”, ku u prit me duartrokitje nga publiku, shkruan lajmi.net.

Në faqen dedikuar “Eurovisionit”, e cila nxjerr sondazhe lidhur me këtë festival, Shqipëria është renditur në vendin e dytë.

“Wiwibloggs” e rendit Jonidën në vendin e dytë, pas përfaqësueses së Holandës, Duncan Laurence.

Për ndryshe, festivali i këngës evropiane, këtë vit mbahet në Tel Aviv.

Të ngjashme