Gjendet i vdekur një person në Vitomiricë të Pejës

| 13 Pri 2019 | 10:16 | Nga

Sot në mëngjes në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete në mes të rrugës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se ai është gjetur i shtirë në tokë, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një info se në fshatin Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jete pa shenja jete”.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes, policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme