Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune intensive operativo-hetimore, sot kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje me armë gjatë vitit 2018 dhe 2019 në rajonin e Pejës dhe që deri në tani ka qenë në arrati.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë
Rajonale të Policisë në Pejë, u dërgua në mbajtje për 48- orë.
Kujtojmë se për këtë rast Policia e Kosovës në muajin shkurt të vitit të kaluar kishte kërkuar bashkëpunim nga mediat për publikimin e fotografive të këtij personi deri më tani të kërkuar dhe nga qytetarët që të lajmëronin në rast se hasnin në të.