Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e katër (44) aktakuza, kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, me dyshimin se kanë kryer vepra penale. Gjithashtu, janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj trembëdhjetë (13) personave, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Kanosja”, “Dhunë në familje” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulmi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Mashtrimi”, “Kanosja”, “Dhunë në familje” dhe ‘’Vrasje në tentativë’’. Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Rrezikim i trafikut publik”, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” dhe ‘’Vrasja”. Gjithashtu, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale” Vjedhje e rëndë”, “Sulmi”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë“. Gjithashtu, nga Departamenti Përgjithshëm është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”. Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Falsifikim i dokumentit publik” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për 48 orë. Një (1) person është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhunë në familje”, ndërsa personi tjetër dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave. Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, një (1) kërkesë për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, një (1) kërkesë për dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, si dhe një (1) kërkesë për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”; dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, njërin me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa tjetrin me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, kurse, kërkesa tjetër ndaj një (1) personi, shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim, në Gjykatën Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Me këtë rast janë sekuestruar:
– Një (1) pistoletë;
– Një (1) karikator i të njëjtës pistoletë, si dhe
– Katër (4) fishek të kalibrit 9mm.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në njërin rast, një (1) person është ndaluar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa, në rastin tjetër janë ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, me dyshimin se dy (2) të dyshuar kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa i dyshuari tjetër dyshohet për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Sulm’’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Rastet tjera me interes për publikun:
Dyshohet që gjatë ditës së djeshme, dy (2) persona kanë arritur që të hyjnë në një shtëpi, në Gjilan dhe nga aty kanë marrë rreth 60.000 mijë euro, para të gatshme. Kryerësit e kësaj vepre penale për momentin janë të panjohur, rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si ‘’Vjedhje grabitqare’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale” Vjedhje e rëndë”, ndërsa Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë “.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale” Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë, me urdhër ndëshkimor kundër një (1) personi për veprën penale ” Vjedhja shërbimeve Komunale”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Tentim vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Arratisja e personit të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona të dyshuar.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit publik”, ku i njëjti është arrestuar në bazë të një fletë arresti ndërkombëtar, ndërsa, personi tjetër është ndaluar për shkak të veprës penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kurse, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur (10) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”; dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi”; dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”.