Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK) – Gjilan, së bashku me zyrtarë të Doganës së Kosovës, më 03.07.2019, kanë kontrolluar një lokal në qytetin e Vitisë, ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit “bastore online”.
Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante që lidhen me veprën e kryer.
Po ashtu, nën dyshim për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, është arrestuar: Sh.I. viti i lindjes 1971.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.