Rritet në 147 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi

| 11 Gus 2019 | 16:38 | Nga

Të paktën 147 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në shtetet Karnataka, Kerala dhe Maharashtra të Indisë.

Lajmin e kanë konfirmuar ekipet e shpëtimit të cilat janë duke i evakuuar njerëzit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, gjë që kanë detyruar mijëra njerëz të strehohen nëpër kampe.

Të ngjashme