Engjëllusha po bën qef në Stamboll (Foto)

| 11 Tet 2019 | 20:46 | Nga

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, tash e sa ditë po shijon pushimet në Turqi.

Bukuroshja po shoqërohet nga familja e saj dhe po kalojnë çaste të bukura bashkë.

Kjo ishte hera e parë për Engjin që po viziton qytetin e bukur të Stambollit, andaj sigurisht që mundohet të ruajë kujtime të shumta nga ky vend i bukur.

Së fundi publikoi një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive dhe me stil.

Kujtojmë se muajt e fundit ajo ishte mjaft e angazhuar me koncerte e ahengje të shumta.

Ndërkohë njoftoi që së shpejti do ta sjellë një projekt të ri muzikor.

https://www.instagram.com/p/B3ZuvhAgvMf/?igshid=1wj5awwepfnvy
https://www.instagram.com/p/B2mw-E2JBkZ/?igshid=rxpim0n9ljzs
https://www.instagram.com/p/B3fDRZzgq28/?igshid=1u0064krduweh

Të ngjashme