Marko Gjuriq thotë se në Kosovë po përgatitet manipulim me votat e serbëve

| 13 Tet 2019 | 14:52 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim që në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’.

“Ajo që ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”.

Kujtojmë se sot rreth orës 11:00, disa punonjës të KQZ-së kanë marrë alergji trupore gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia.

Të ngjashme