Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Xhevat Ibraj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ku vetura ka humb kontrollin dhe ka hy në lokal. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibraj.