Apeli vërteton pafajësinë e Kujtim Bucaliut dhe “Hib Petrol”-it

| 13 Nën 2019 | 10:43 | Nga

Gjykata e Apelit të Kosovës, ka refuzuar Ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  si të pa bazuar, për rastin e Kujtim Bucaliut dhe Hib Petrol, të cilët akuzoheshin se të njëjtit me vetëdije kanë mashtruar blerësin – Komunën e Prishtinës, raporton EkonomiaOnline.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie avokati Arianit Koci.

Kjo është komunikata e plotë e tij:

Pas shumë seancave, dëshmitarëve të dëgjuar dhe shumë provave të administruara nga ana e Gjykatës, ne, Arianit Koci dhe Granit Vokshi, avokatë mbrojtës të të pandehurve Kujtim Bucaliu dhe Hib Petrol Sh.P.K., me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me anë të kësaj Komunikate për Medie, ju njoftojmë se më 11 nëntor 2019, Gjykata e Apelit të Kosovës, ka Refuzuar Ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë si të pa bazuar.

Ju rikujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 6 korrik 2015, kishte ngritur Aktakuzë kundër të pandehurve të lartcekur, nën pretendimin se të njejtit me vetëdije kanë mashtruar blerësin – Komunën e Prishtinës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Për Krime të Rënda, më 10 maj 2019, kishte nxjerrë Aktgjykim me anë të së cilit të pandehurit z. Kujtim Bucaliu dhe Hib Petrol, liroheshin nga Akuzat me të cilat ngarkoheshin.

Ky Aktgjykim i Gjykatës së Apelit edhe njëherë vërteton pafajësinë e të mbrojturve tanë dhe atë që gjithmonë ne si mbrojtës kemi besuar që nga viti 2015 kur ishte ngritur kjo Aktakuzë.

Të ngjashme