Tentojnë të vjedhin para në një bankomat në Kaçanik

| 06 Dhj 2019 | 11:30 | Nga

Dje në rrugën “Ismajl Raka”, Kaçanik është raportuar për një vjedhje në tentativë.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një bankomat. Përveç dëmeve në dyert e bankës dhe në bankomat nuk raportohet për vjedhje”, thuhet në raportin e policisë.

Policia e Kosovës, thotë se rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme