Gjashtë shkolla s’e zbatojnë vendimin e SBAShK-ut për grevë

| 13 Dhj 2019 | 10:34 | Nga

Sindikatat e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka thirrur grevë dy orësh në të gjitha institucionet arsimore në vend, raporton Ekonomia Online.

Kjo për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga.

Mirëpo, sipas njoftimit të SBAShK-ut nga 1100 institucione arsimore 6 shkolla nuk e kanë zbatuar vendimin për grevë.

Dy shkolla në Prishtinë, dy në Malishevë, një në Hade të Obiliqit dhe një në Rogoqicë të Kamenicës.

SBAShK-u ka bërë të ditur se gjatë ditës do të dalin me raport zyrtar rreth mbarëvajtjes së grevës në nivel vendi.

Të ngjashme