Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se të dyshuar të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në Veternik të Prishtinës më 06/07 janar gjatë kohës 19:00-07:50.
Viktima ka raportuar se i është vjedhur në depo një kombi, para dhe mallra të ndryshme, transmeton Koha.net.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e tij, me ç’rast i kanë vjedhur një automjet – kombi me targa lokale, para të gatshme dhe mallra të ndryshëm”, thuhet në komunikatë.