Është arrestuar një person i dyshimtë në Prizren, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nënën e tij.
I njëjti gjatë intervistimi ka pranuar se posedon armë dhe gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë pistoletë CZ99 dhe 44 fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.