Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj. Në Broboniq, një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës automobilistike.
Sipas informacioneve, viktima në njerëz nuk ka, përveç lëndimeve trupore.
Në foto shihet intervenimi i zjarrfikësve për nxjerrjen e veturës nga vendi ku kishte përfunduar.


