Një veturë që po digjej në fillim të këtij viti në rrugën ‘Ndue Bytyqi’ në Pejë, ka bërë që policia e Kosovës, ta arrestojë një person, për veprën penale, “zjarrvënie”
Menjëherë, njësitë policore kishin dalë në vendngjarje, së bashku me njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, lokalizimin e zjarrit dhe shikimin e vendit të ngjarjes.
“Hetuesit rajonalë DRP Pejë, kanë ndërmarrë veprime hetimore intensive për të zbuluar të gjitha rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre, ku me datën 14 janar 2020 është arritur të arrestohet i dyshuari D. G. (1983) m/sh/k. Me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori i shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në lokalet e ndalimit pranë stacionit policor në Pejë”, thuhet në komunikatën e PK-së.