Ylli i ri i Unitedit kishte kaluar në Itali si 17-vjeçar me 50 euro në xhep

| 05 Shk 2020 | 10:28 | Nga

Te Manchester Unitedi në vitet e fundit janë transferuar lojtarë të profilit të lartë dhe kanë dështuar të dëshmohen. Barra ishte tepër e rëndë për shumicën e lojtarëve që firmosën për Unitedin që nga largimi i Sir Alex Fergusonit. Dhe, duke marrë parasysh rritjen e pakënaqësisë në mesin e tifozëve dhe po ashtu performancën e dobët në fushë, kalimi i Bruno Fernandesit në “Old Trafford” për 55 milionë euro, shifër që mund të rritet në 80 milionë, e ka bërë 25-vjeçarin një lojtar nga i cili pritet shumë.

Mirëpo, Fernandesi është njeri që pëlqen rastin për të testuar veten në situata të vështira. Kjo ishte dëshmuar shumë mirë në kohën e tij në Itali, kur në moshën 17-vjeçare bëri gati valixhet, u largua nga familja dhe e dashura, e kaloi te Novara, një skuadër e vogël në Serie B të Italisë.

Ishte një lëvizje e çuditshme nga një lojtar i ri që po zhvillohej mirë te Boavista. Boavista kishte fituar garën me Porton për të transferuar Fernandesin si të vogël.
Shefi i Novaras, Cristiano Giaretta, kishte marrë një këshillë nga dhëndri i Fernandesit, që ishte agjenti i tij dhe shkoi në Portugali për të përcjellë nga afër 17-vjeçarin. Lëvizjet e tij dhe guximi, ndonëse ishte me trup i dobët, mjaftuan për të bindur drejtorin sportiv të Novaras për të bërë lëvizjen për të riun, të cilin e quajti “Rui Costa i vogël”, duke e krahasuar me organizatorin e famshëm portugez Manuel Rui Costa, i cili kishte luajtur për Milanin e Fiorentinën.

Nuk ishte befasi që Fernandesi nuk shpenzoi kohë për t’u bërë i rregullt në skuadrën e parë të Novaras, por jashtë fushës i riu po vuante.

Të ngjashme