Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kryer sonte mbrëma një aksion në qendër të Prishtinës, ku ka arrestuar një zyrtar policor.
Lavdim Osmani, njëri nga zyrtarët policorë të Departamentit të Krimeve e Ekonomike të Policisë në Prishtinë, është arrestuar nga Inspektorati Policor.
Kallxo.com raporton se Osmani është kapur në flagrancë, derisa po merrte 1 450 euro ryshfet.
Ai ka qenë që një kohë të gjatë nën monitorim nga Inspektorati Policor i Kosovës për veprime të dyshimta.
IPK-ja deri tani nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me rastin.
