Policia e Kosovës ka publikuar listën e rezultateve nga testi me shkrim për gradën toger, test i cili është mbajtur më 4 dhe 5 Shkurt 2020.
Nga listat e publikuara edhe në faqen e Facebookut të Policisë së Kosovës, shihet se testit i janë nënshtruar 733 kandidatë.
Nga 100 pikët maksimale, shihet se 78 kandidatë kanë marrë 60 ose më pak pikë; kurse më së shumti pikë (91) kanë marrë Edmond Luta dhe Kasim Behrami.
PK thotë se për hapat e mëtejmë lidhur me procesin e intervistës me gojë dhe skenar do të informojë me kohë.


















