Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sistemi arsimor në vend ka nevojë për ndryshime, andaj gjatë këtij mandati do të rrisin investimet në këtë sektor, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën e rektorëve të universiteteve publike të Kosovës, me temën “50 vjet Universitet”, Kurti ka thënë se duhet angazhim i të gjithëve për përmirësimin e arsimit të lartë në nivel vendi.
Kurti ka thënë se UP-ja për 50 vjet dha një kontribut të madh në edukimin e brezave të tërë, duke ndikuar dukshëm edhe në lirinë dhe pavarëisinë e vendit.
“Sot kur kremtojmë 50 vjetorin aq sa e kujtojmë themelimin po aq edhe rifillimin, sepse rifillimi nuk ishte me pak i vështirë. Urtëso e mësimit na udhëzon në vështirësitë tona që nuk janë të pakta. Në virin 97 isha në universitet të elektronikës ne bëmë studentin. Në këtë kuptim sa herë që rikthehem te profesorët, kam dalë nga universiteti por universiteti s’ka dal prej meje. Liria ka kuptim vetëm kur ka drejtësi. Nëse deri dje qëndronte nga jashtë sot qëndron nga brenda drejtësia. Kjo është sfida në shoqërinë tonë sot”, ka thënë ai.
“Teksa në gjysmën e parë të shekullit të tij universiteti ka përgatitur gjeneratat për zhvillim kjo është sfida jonë e përbashkët. Ky ndryshim që ka ndodhur në fushën e arsimit duhet të reflektohen në universitet. Shteti ka detyrë të ofrojë kushte të barabarta. Le t’i ndajmë detyrat dhe përgjegjësitë, në këtë mandat do të rrisim investimet në arsim sepse ka nevojë për ndryshim. Koha është tash dhe ky është momenti që kemi pritur. Urime profesorë për arritjet dhe suksese për vitet që vijnë”, ka thënë Kurti.
Dema: Ndërhyrjet politike e dëmtuan UP-në
Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, në këtë konferencë për nder të 50 vjetorit të themelimit, ka thënë se ka një arsim të fuqishëm dhe cilësor nuk mund të flitet për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërsa ka shtuar se ndërhyrja e politikës në këto vjetët e fundit e ka dëmtuar dukshëm Universitetin e Prishtinës.
“Pra për ta zhvilluar vendin ekonominë industrinë, sytë dhe mendja duhet të drejtohen kah arsimi në përgjithësi se zhvillimi i vendit lidhet pikërisht me arsimin. Ne kemi edhe qendrën për përsosmëri, mësimdhënie. Studentët tanë do ta kenë mundësinë. UP përuron radion tonë. Duhet të festojmë këtë gjysmë shekulli jetë”.
“Këto sukses duhet të jen moment reflektimi në mënyrë që pas 50 viteve të jetë më i miri në rajon. Mirëpo potenciali ynë është rinia inteligjente sepse si rektor i vërej çdo ditë e me shumë. Sepse ndërhyrja e politikes në arsim na ka kushtuar shumë. Universitet i duhet mbikëqyrje por jo kontroll, i duhet stabilitet dhe mbështetje”, ka thënë ai.
Bajrami: Dera e Ministrisë do të jetë e hapur për universitetet
Edhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se në këto 5 dekada UP-ja kishte shumë sfida, por edhe suksese.
Ajo ka thënë se arsimi në përgjithësi do të jetë prioritet i qeverisë dhe se ministria që ai drejton do ta ketë derën hapur në çdo kohë për t’i shërbyer zhvillimit të UP-së.
“Është e vështirë që me pak fjalë të përmblidhet kontributi i universiteti. Ky universitet e ka përmbushur misionin edhe përkundër sfidave të rënda. Tash pas 50 viteve Universiteti i Prishtinës kanë para vetes një rol të rëndësishëm, ne duhet të përgjigjemi kërkesave të sotme të një zhvillimi më ta madh të universiteteve publike. Secili prej nesh kemi marr përgjegjësi të bëjmë ndryshime”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar disa prioritete me të cilat do të merren gjatë këtij mandati.
“Arsimi në përgjithësi do të jetë prioritet edhe në buxhet. Do e rishikojmë ligjin për arsim të lartë. Do të rithemelohet këshilli kombëtar i shkencës për të mbështetur projekte shkencore. Gjithashtu hapa konkret do të behën në digjitalizimin e përmbajtjes arsimore. Dera e ministrisë do të jetë e hapur për universitet. Ndërkohë si ministri do të ofrojmë ndihëm për t’iu ndihmua universiteteve publike që do të akreditohen”.
“Nuk do të mbyllim sytë para shkeljeve ligjore. Unë do të kërkoj që të zbatohet ligji. Ne duhet të jemi të gatshëm për të ardhmen t’i përgatisim gjeneratat e reja. Arsimi duhet të jetë në funksion për tregun e punës. Andaj është detyrë fisnike për hulumtues t’iu bashkëngjiten universiteteve të tjera. Ne do të punojmë me universitetin e Prishtinës që të fuqizojmë inovacionin në vendin tonë”, ka thënë ajo.
Apostolova: Duam të shohim një Kosovë pa korrupsion
Natalya Apostolova, shefja e zyrë së BE-së në Kosovë, tha se investimi në rini është e vetmja garanci për zhvillimin ekonomik.
Sipas saj, BE-ja është e interesuar të shoh një Kosovë pa korrupsion.
“Edhe përkundër pesë dekadave universiteti ka përjetuar një sërë ngjarjesh historike. Këmbëngulësia e juaj që t’i edukoni fëmijët tuaj edhe kur ato u mbyllen më pasionin. Vijimi i mësimit nga e rinisë është sa dyfishi i mesatares evropiane. Ne duhet të kërkojmë ndryshime”.
“Unë duhet të jetë katalizator i ndryshimit. Ne përvjetorin e 50 është moment i mirë që të ktheheni dhe të shikoni se cili është roli juaj. Por bota po ndryshon dhe ju duhet të mendoni t’i përgatisni studentët tuaj. Investimi në rini është e vetmja garanci për zhvillimin ekonomik, prandaj zyra e BE-së e ka bërë prioritet arsimin edukimin”.
“Arsimi është ndër shtyllat kryesore. Kur është fjala për projekte konkret është me rëndësi të bëhet prioritet qeveritar. Institucionet e Kosovës duam të udhëheqin sepse duhet të shohim një Kosovë pa korrupsion”.
Christoph Weidigner, ambasador i Austrisë në Kosovë, tha se sa i përket plotësimit të standardeve evropiane Kosova nuk qëndron mirë, prandaj edhe duhet të punohet në këtë drejtim.
“Qeveria austriake ka qenë e përkushtuar për të ndihmuar arsimin në Kosovë për 20 vjet. Mund të them që Austria është donatori më i madh në Kosovë”.
“Universitet publike dhe agjencia e akreditimit që janë balli i kësaj fushe, janë shtylla kryesore e cilësisë në Kosovë dhe kemi punua shumë në mbështetje të tyre, për të zbatuar parimet e arsimit të lartë. Fokusi ynë la qenë ngritja e kapaciteteve të studentëve në universitet”.
“Sa i përket standardeve evropiane Kosova nuk qëndron edhe aq mirë andaj duhet të punohet në këtë drejtim. Bashkëpunimi me institucione në Kosovë duhet të punojë në ngitje të cilësisë sa i përket arsimit të lartë. Kosova ka potencial shumë të lartë dhe synojmë që rinia të qëndrojë në këtu”.




