Policia e qëllon për vdekje një njeri në Londër

| 09 Mar 2020 | 09:22 | Nga

Policia britanike e ka qëlluar për vdekje një njeri me thikë në qendër të Londrës të dielën.

Mirëpo incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm, shkruan Reuters.

Autoritetet në Westminister kanë hetuar një njeri që po vepronte në mënyrë të dyshimtë. Në momentin kur është qëlluar nga Policia ai ka qenë duke i mbajtur në dorë dy thika.

“Ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, ka deklaruar Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme