Shkon në 3,603 numri i viktimave të Coronavirusit në Iran

| 05 Pri 2020 | 14:12 | Nga

Ka shkuar në 3,603 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Republikën Islamike të Iranit. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëdhënësi Kianush Jahanpur njoftoi përmes një deklarate se 151 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran gjatë 24 orëve të kaluara.

Për më tepër, numri i personave të infektuar shkoi në 58 mijë e 226 njerëz.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, shkruan “Reuters”.

Sidoqoftë, udhëheqësit politikë kanë thënë se do ta kalojnë këtë sfidë. Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, disa javë më parë e refuzoi ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për luftimin e pandemisë.

Të ngjashme