Kurti viziton Gjakovën, njihet nga afër me masat për parandalimin e pandemisë

| 08 Pri 2020 | 13:19 | Nga

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar komunë  e Gjakovës . Bashkë me kryetarin e kësaj komune ai ka biseduar për masat dhe zbatimin e tyre për parandalimin e Coronavirsir, raporton Ekonomia Online.

Kurti edhe nga Gjakova u ka bërë thirrje qytetarëve për sa më shumë. kujdes.

Kryeministri Kurti tha se kanë biseduar me kryetarin Gjini se si ta ulin lakoren e shpërndarjes së coronavirusit.

“Meqenëse sektori ynë i shëndetësisë nuk është në nivel të kënaqshëm dhe si Kosovë në përgjithësi dhe çdo komunë duhet të fokusohet në parandalim. Të mbahet distanca fizike, të qëndrojnë nëpër shtëpia, të dalë vetëm një anëtar për furnizim dhe ta ruajnë pastërtinë individuale. E dimë që zakonisht njerëzit kur dalin bëjnë dush që të duken më të bukur por tash duhet të bëjmë dush posa shkojmë në shtëpi. U bëj thirrje që qytetarët që dalin jashtë, të hyjnë direkt në banjo të bëjnë dush kur kthehen në shtëpi që të pengojnë përhapjen e virusit në familje”, tha ai.

Ai tha se para se të shkojë në Gjakovë ka vizituar Pejën dhe Klinën kurse nesër do ta vizitoj edhe Malishevën që është komuna më e prekur nga Coronavirusi.

Tha se kjo komunë është duke menaxhuar në mënyrë efikase virusin.

Gjini e falënderoi kryeministrin për mbështetjen po tha se ka nevojë për më shumë bashkëpunim në mes të nivelit qendrorë dhe lokal dhe në mes të komunave.

“Patëm kënaqësi ta kemi kryeministrin Kurti në Gjakovë. Tema kryesore ishte sa i përket pandemisë. Diskutuam për të gjitha masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Komuna e Gjakovës. Kemi kërkuar më shumë pajisje dhe material. Duhet ta bëjmë maksimumin për ta ulur numrin e infektuarve. Gjakova ka marr gjitha masat, qytetarët të kenë kujdes të mjaftueshëm”, tha Gjini.

Të dy u bënë thirrje qytetarë të qëndrojnë në shtëpi dhe ti respektojnë rekomandimet e shëndetit publik.

Të ngjashme