Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti bëri një gabim që mund të na kushtojë. I vetëdijshëm plotësisht se si po përhapej nëpër vende të tjera koronavirusi, ai vendosi të dalë kundër një ideje që e parasheh Kushtetuta e Kosovës, siç është gjendja e jashtëzakonshme.
Tri javë më vonë, si pasojë e mospranimit të gjendjes së jashtëzakonshme, kemi rritje enorme të rasteve të infektimeve me këtë virus. Nuk e dijmë se çfarë rruge po ndjekë kjo Qeveri.
Ky kryeministër i shkarkuar vazhdon me inate politike edhe kur idetë që vijnë nga opozita janë të mira. Ai sot është kundër pakos ekonomike të propozuar nga PDK-ja. Askush nuk ka dëgjuar një fakt pse është kundër.
Ai është kundër edhe plotësimit dhe ndryshimit të ligjit për buxhet që e kishte miratuar nën kushte të jashtëzakonshme dhe klandestine. Ai po e çon shtetin drejt kolapsit për shkak të mosnjohurive, duke kërkuar para nga diaspora që dikur i fajësonte se e kanë sjellë Covid-19.