Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka konfirmuar vdekjen e tetë në Kosovë nga Coronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën Infektive ka përfunduar me vdekje pacientja nga Istogu e diagnostifikuar me Covid-19.
“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19”.
E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Kjo është vdekja e tetë (8) e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19.