Gjendet një mjet i pashpërthyer në oborrin e një shtëpie në Irzniq të Deçanit

| 04 Maj 2020 | 10:24 | Nga

Dje rreth orës 09:47, një person në Irzniq të Deçanit ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij, kishte hasur në një mjet të dyshimtë.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurtë, njofton raporti 24-orësh.

Të ngjashme