Kina raporton dy raste të reja me COVID-19, të dyja të importuara

| 07 Maj 2020 | 08:14 | Nga

Kina ka raportuar vetëm dy raste të reja të importuara me COVID-19.

Kina raportoi dy raste të reja të coronavirusit për 6 maj, të pandryshuara nga numri i njëjtë i rritjeve një ditë më parë, treguan të enjten të dhënat nga autoriteti kombëtar shëndetësor, raporton Reuters

Të dy ishin të ashtuquajturat raste të importuara që përfshinin udhëtarët nga jashtë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në një deklaratë. Dy rastet nga një ditë më parë u importuan gjithashtu.

Komisioni gjithashtu raportoi 6 raste të reja asimptomatike për 6 maj, kundrejt 20 nga një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të coronavirusit në Kinë tani arrin në 82.885, ndërsa numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 4,633, tha autoriteti kombëtar i shëndetësisë

Të ngjashme