I ngordhin papritur tri dhi, gjilanasi raporton rastin në polici

| 25 Maj 2020 | 09:53 | Nga

Një person ka raportuar në polici se ka lëshuar dhitë për të kullotur, ndërkohë tri prej tyre kanë ngordhur. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Gjilan.

“Ankuesi rastin e ka lajmëruar tek zyrtarët e Veterinës të cilët nga kafshët kanë marr mostrat e gjakut për analiza”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në polici rasti është hapur si keqtrajtim i kafshëve, ndotja e ushqimit dhe ujit për kafshë.

Ndërsa, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

Të ngjashme