Policia e Kosovës ka konfiskuar pesë vazo në Obiliq, të cilat dyshohen se janë bimë të llojit kanabis sativa.
Sipas raportit policor 24-orësh, njësiti policor ka dalur në këtë lokacion dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona të panjohur kanë qenë në lokacionin e lartëcekur, në të cilin lokacion kanë dal njësiti policor, me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar pesë vazo me katër bimë që dyshohen të jenë kanabis sativa. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.