Luka Modric beson fuqishëm se i ka edhe dy vjet të mira në futboll dhe thotë se synimi i tij është t’i varë këpucët në gozhdë derisa është në Real Madrid.
Mesfushori kroat luajti rol kyç në lojën e Real Madridit që prej se iu bashkua klubit në vitin 2012 nga Tottenham Hotspurt
“Jam i sigurt se mund të luaj në nivelin më të lartë për edhe dy vjet të tjera. Do të doja ta mbaroja karrierën në Real Madrid, por kjo varet edhe nga qëndrimi i klubit”, tha Modric për Gazzetta dello Sport.
Modric tregoi po ashtu se kush mendon se janë favoritët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Them se PSG-ja, edhe nëse nuk do të luajë futboll deri në gusht. Po ashtu është e lehtë të thuash Barcelona dhe Bayern Munich”, shtoi ai.
“Dhe mbi të gjitha duhet pasur kujdes me Atletico Madridin dhe, natyrisht, në mesin e favoritëve do të jetë edhe fituesi i duelit Manchester City – Real Madrid.”