Zemaj viziton Postën dhe Telekomin, pas rasteve me Coronavirus

| 15 Qer 2020 | 14:21 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi ka njoftuar se së bashku me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani kanë vizituar Postën dhe Telekomin e Kosovës, pas rasteve me Coronavirus në këto ndërmarrje.

Zemaj më tutje ka njoftuar se në këto takime është biseduar për respektimin e rregulloreve dhe rekomandimeve me qëllim parandalimi të Covid-19.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e përpjekjeve të luftës kundër Covid-19, së bashku me Prof. Naser Ramadanin drejtor IKSHPK vizituam Telekomin e Kosovës ku u pritëm nga Burbuqe Hana u.d. kryeshefe.
Në takim diskutuam për respektimin e rregulloreve dhe rekomandimeve kundër luftës Covid-19 dhe për dezinfektimet e hapësirave përkatëse në Telekom me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Po ashtu vizituam edhe Postën e Kosovës ku u pritëm nga Salih Morina – U.D. kryeshef ekzekutiv. Në këtë takim biseduam për respektimin e rregullave dhe rekomandimeve. Fatkeqësisht në Postë janë shënuar 21 raste me covid. U pajtuam se duhet t’u përmbahemi rregullave dhe rekomandimeve të IKSHPK-së kundër pandemisë.

Fotografia e Armend Zemaj

Të ngjashme