Barcelona me 4 mungesa kundër Espanyolit

| 07 Kor 2020 | 20:11 | Nga

Barcelona do të jenë në mungesë të katër futbollistëve kur ta presë Espanyolin të mërkurën në Camp Nou, në një ndeshje tjetër kyçe për t’i mbajtur gjallë shpresat e vogla për titull në La Liga.

Trajneri Quique Setien e publikoi sot listën me futbollistët e ftuar për derbin katalonas nesër mbrëma, por nuk do të mundë të llogarisë në disa futbollistë të vet shkaku i lëndimeve.

Junior Firpo, Samuel Umtiti, Frenkie de Jong dhe Ousmane Dembele mungojnë ende për shkak të lëndimeve dhe nuk do të paraqiten ndaj Espanyolit.

Lista e plotë prej 23 futbollistëve e Barcelonës:

Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Neto, Inaki Pena.

Mbrojtës: Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba, Ronald Araujo, Dani Morer, Jorge Cuenca.

Mesfushorë: Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arthur Melo, Sergi Roberto, Arturo Vidal, Riqui Puig, Alex Collado, Monchu.

Sulmues: Luis Suarez, Lionel Messi, Antoine Griezmann, Martin Braithëaite, Ansu Fati.

Të ngjashme