Cakaj pret në takim Lladrovcin e Jasharin, thotë se këto familje dhanë frymëzim për shumë shqiptarë

| 15 Kor 2020 | 17:12 | Nga

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, të Shqipërisë, Gent Cakaj ka pritur në një takim kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe atë të Skënderajt, Bekim Jasharin, raporton Ekonomia Online.

“Sot pata nderin e rrallë të pres Kryetarin e Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Tushë Lladrovci, në një takim të përzemërt në Tiranë. Biseduam për punën e tyre shumë të vyer në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Temë diskutimi sipas Cakajt ka qenë edhe domosdoshmëria e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc.

“Po ashtu, theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2669740629962228?__xts__[0]=68.ARCl08P4KZSTzlS-JGVkTlaOGKJslUPvM0b7jxgjG3v3LYxdojZ-CcijOcJntokVAugshYhrm5DMYsXN69Gn47G_Y4_AOUrue13jjkYY81BJeCx8_BykwnMYQP_IungZWjSMY3YUxGJKFHe4m51Hb7rla6qQfOi7po7ZxwVrtDxmcFTCbULZFIw8YqSHz5YvWq6PDE3_23ooRPcgALJ7DfkdNeUBXB-SzOH-wIvUd70UCTsES5mAhzNxLrwTp4jgmJRrtwzvC4WrXAh3nEGpRoMulD69ZwlvP_BqbNZavVPdGbLCbsGhOKt1fEwyQrrhlnAdQEztt0mMiC8hCyB-juaReWbU&__tn__=-R

Të ngjashme