Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të mërkurën, disa rrugë në lagjen “Pejton” do të mbyllen për qarkullim
Kjo për shkak të punimeve të asfaltimit, ndërkaq qarkullimi do të jetë i mbyllur deri të enjten.
“Për shkak të punimeve të asfaltimit, prej nesër, e mërkurë, në ora 08:00 deri të enjten, 10 shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton” do të jenë mbyllura për trafik”, njofton Komuna e Prishtinës
Gjatë kësaj kohe ngasësit e automjeteve sugjerohen që të përdorin rrugët alternative.