Ozil lihet jashtë listës së Arsenal për Ligën e Evropës

| 08 Tet 2020 | 13:13 | Nga

Mesfushori Mesut Ozil është lënë jashtë listës së Arsenalit për ndeshjet e Ligës së Evropës.

31-vjeçari të ardhmen e tij nuk e sheh në Arsenal, pasi që nuk bën më pjese në planet e Mikel Artetës, raporton Gazeta Express.

Pjesëtari i kombëtares gjermane nuk ka luajtur për klubin londinez që nga marsi.

Blerja e re e klubit, Thomas Partey, është përfshirë në skuadër para ndeshjes kundër Rapid Viennës me 22 tetor. Ish-mesfushori i Atletico Madrid i është bashkuar topçinjve në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Arsenali bën pjesë në një grup me Rapid Vienna, Dundalk dhe Molde në Ligën e Evropës.

Të martën, Ozil, i cili iu bashkua klubit për një shifër rekord në vitin 2013, u deklarua që do të paguaja maskotën e klubit, i cili u largua për shkak të pagës.

Të ngjashme