Përjashtime e dhunë fizike për kritikuesit e UP-së

| 03 Shk 2017 | 08:30 | Nga

I shpallur shkencëtar i vitit 2013, me rreth 60 punime shkencore, katër libra të botuara në gjuhën angleze, Mentor Sopjani, tani profesor asistent, nuk po avancohet në titullin profesor i rregullt apo asocuar. Sopjani akuzon Rektoratin e Universitetit të Prishtinës se nuk po e avancojnë në thirrjen meritore dhe në atë ligjore, duke ia shkelur kështu të drejtën.

Gazeta ka siguruar një kopje të Rregullores për Procedura Vlerësuese për zgjedhjen dhe avancimin e personelit akademik në UP, të nxjerrë nga Senati, në qershor të vitit 2014. Në Nenin 11 të kësaj rregulloreje nuk përjashtohet mundësia e zgjidhjes në thirrje më të lartë akademike të parakohshme ose në rastin e thirrjes së profesorit të rregullt, nën të njëjtat kushte dhe pas publikimit për së paku tetë vjet. “Jam privuar padrejtësisht nga e drejta ligjore dhe meritokratike për avancim në thirrjen adekuate (meritore) akademike”, thotë ai.

Sopjani thotë se në shtator të vitit të kaluar ka marrë vendimin se është zgjedhur profesor asistent, e që sipas tij është thirrja më e ulët për profesor në UP dhe siç shprehet, nuk korrespondon me nivelin e tij akademik. Sopjani thotë se tejkalon të gjitha kushtet e parapara me rregullore, mbështetur në Statut.“Avancimi duhet me qenë meritokratik, pra bazuar në merita, jo diçka siç po e interpretojnë sipas dëshirës së tyre të lirë disa atje që po marrin vendime në Rektorat, ata thonë që nuk ka kapërcime, por është Rregullorja që e ka votuar vetë Senati në kohën e rektorit Anton Berishaj”. Ai ka bërë ankesë në Rektorat, por siç thotë, nuk ka marrë përgjigje.

Të ngjashme