Universitet i Prishtinës është duke bërë përpjekje për ngritjen e imazhit dhe cilësisë në arsim, thonë zyrtarë të këtij institucioni.
Myrvete Badivuku-Pantina, prorektore e UP-së, deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK se sot festojnë 47 vjetorin e UP-së që u themelua në rrethana të vështira pra më 15 shkurt 1970, ku u mbajt Kuvendi Themelues me Rektorin e parë Dervish Rozhaja.
Ajo tha se UP-ja ishte tempulli i dijes ku ndihmoi shumë gjenerata në pasurimin e dijes së tyre, e po ashtu sipas saj ka pasur studentë edhe nga rajoni që kanë studiuar në këtë Univrsitet.
Sipas saj, për ndonjë shtet nuk mund të jetë një periudhë e gjatë, por për vendin tonë 47 vjet janë disa vjet të rëndësishme për edukimin e studentëve, përkundër problemeve që ishin në atë kohë ku më shumë flitej gjuha serbe.
Badivuku-Pantina tha se viti 1991 apo edhe më herët filloi presioni nga Serbia për shuarjen e fakulteteve, dhe më pas erdhi edhe vendimi për largimin masiv të mësimdhënësve, ku më pas u bë largimi edhe i studentëve. Mirëpo ajo thotë se studimet vazhduan në shtëpi private që të ruhej thelbi i arsimit.
Sipas saj, menaxhmenti i ri e ka marrë UP-në në një gjendje jo të mirë, por tani sipas saj, për këta 10 muaj të funksionimit është duke u punuar në përmirësimin e cilsisë.
Ajo tha se duhet bërë përpjekje që imazhi i UP-së duhet të ngritet, me përgaitjen e kuadrave të reja si brenda edhe jashtë, që më pas të ketë sukses. Sipas saj hapat konkret janë cilësia në mësimdhënie dhe rregull në vajtje në orët e mësimit, ku për këtë 11 profesorëve ju janë ndërprerë kontratat.
Badivuku-Pantina tha s nuk kanë vepruar në mënyrë ad-hock por që kanë hulumtuar shumë kohë derisa kanë marrë vendimin për largimin e profesorëve. Sa i përket ministrave që jepin mësim në UP, ajo tha se kanë kontratë sekondare dhe i kanë asistentët që i zëvendësojnë ata, por që edhe për ata do të bëhen hulumtime.
Ajo tha se në menaxhmentin aktual nuk ka ndërhyrje nga ana e politikës dhe kjo u pa sipas saj, me emërimet dhe avancimet e fundit në UP dhe që ka pasur të pakënaqur por që janë respektuar kriteret, e jo nënshtrimi.
Ndryshe sot bëhet edhe një ceremoni për festimin e 47 vjetorit të themelimit të UP-së.