53 të vdekur në një aksident me autobus në Kamerun

| 28 Jan 2021 | 12:15 | Nga

53 persona kanë vdekur dhe janë lënduar seriozisht 29 tjerë pas një aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në perëndim të Kamerunit, raporton CNN.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të mërkurën, ndërsa autobusi kishte goditur kapionin që përmbante lëndë djegëse.

Ministri i Transportit të Kamerunit, Jean Ernest Massena Ngalle Bibehe, ka thënë se ky aksident shpërfaq vështirësitë e udhëtimeve gjatë natës, e të cilat preferohen nga disa kompani të transportit ndërurban.

Autobusi i takonte kompanisë Menoua ka thënë ai. Të lënduarit, përfshirë fëmijët janë dërguar në Spitalin në Dschang.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme