FSK-ja nis misionin paqeruajtës, Haradinaj: Shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO

| 09 Mar 2021 | 12:31 | Nga

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nisja e misionit  paqeruajtës të FSK-së, është një ditë historike për Kosovën dhe Ushtrinë e saj.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO.

Postimi i plotë i tij:

Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë.

FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut.

Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO.

Faleminderit për shërbimin tuaj. Zoti qoftë me ju!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme