Kryediplomati gjerman arrin në Kosovë

| 22 Pri 2021 | 14:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë për vizitën e tij zyrtare, ku do të takohet me liderët shtetërorë, raporton Ekonomia Online.

Maas është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm e Gjermanisë e nis me takimin e orës 15:00, ku do të pritet në Presidencë e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për medie.

Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Një orë më pas, në 17:30, ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.

Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/gervalla-ne-takim-me-maas-njohjen-e-patente-shofereve-eshte-afer-permbylljes/
No description available.

Të ngjashme