Luftimet e ashpra mes izraelitëve dhe palestinezëve, kryesisht përmes aeroplanëve luftarakë dhe raketave tokë-ajër, kanë vazhduar edhe të mërkurën, duke shënuar viktima të reja.
Përmes fotografive nga zona e konfliktit shihen pasojat e rënda që po shkaktojnë sulmet me raketa dhe artileri të rëndë nga të dyja palët.
Një rafineri nafe duke u djegur në Izrael pasi u godit nga raketa
Ndërtesa të rrënuara ose të dëmtuara rëndë, raketa e tanke në aksion, ekipe të emergjencës duke bartur njerëz të lënduar, prindër me fëmijë duke ikur, vetura të shkatërruara nën rrënoja, njerëz duke bartur kufoma e nëna që vajtojnë për më të dashurit e tyre janë disa nga skenat e tmerrshme që vijnë nga Gaza dhe Izraeli.
Një tank izraelit duke hapur zjarrTym i zi duke dalë nga ndërtesat në jug të Gazës, të goditura nga IzraeliNjë grua palestineze duke ecur pranë një ndërtese të rrënuar nga sulmet izraeliteNjë ekip palestinez i emergjencës duke bartur një person të lënduarNjë familje palestineze duke ikur nga sulmet ajrore të IzraelitVetura nën rrënoja pas bombardimeve në GazaDisa burra duke e bartur kufomën e një izraelito-arabi, i cili u vra nga një raketë e HamasitNjë nënë palestineze e vajton të birin e vrarëRaketat e hedhura nga Hamasi në drejtim të Tel AvivitDisa gra palestineze duke vajtuar për një të vrarë nga sulmet ajrore