Maqedoni e Veriut: Mbi 189 mijë të vaksinuar kundër Covid-19, mbi 26 mijë me dozën e dytë

| 15 Maj 2021 | 09:57 | Nga

Vaksinimi në Maqedoni të Veriut ka arritur në 189 mijë e 842 doza të vaksinave të dhëna, ku 26 mijë e 415 prej tyre janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 13m ijë e 482 qytetarë, ku prej tyre dozën e parë të vaksinës e kanë marr 12 mijë e 719 qytetarë.

Po ashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut numri i personave që kanë aplikuar në ueb-faqen vakcinacija.mk është 346 mijë e 431 qytetarë.

Të ngjashme