Netanyahu: Koalicioni i propozuar qeveritar, një kërcënim për sigurinë

| 31 Maj 2021 | 08:46 | Nga

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka tërhequr vërejtën se koalicioni i ri i propozuar qeveritar mund të jetë një “rrezik për sigurinë” e vendit.

Ai ka ftuar politikanët e krahut të djathtë që të mos mbështesin marrëveshjen pasi që lideri ultra-nacionalist Naftali Bennet ka thënë se do ta ndajë pushtetin me një parti centriste, raporton BBC.

Kundërshtarët e Netanyahut kanë kohë që deri të mërkurën ta formojnë qeverinë.

Nëse kjo kalon suksesshëm, kjo do t’i jepte fund shërbimit të Netanyahut si kryeministri më jetëgjatë në pushtet në Izrael.

Të ngjashme