Afro 10 milionë euro dëme nga vërshimet, por Nura nuk kërkon ndihmë nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Shumë familjë në Komunën e Skënderajt, Mitrovicës, Klinës, Istogut, Pejës e Podujevës u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre e kjo nuk ishte me dëshirë, por vërshimet pas reshjeve të shiut ua shkatërruan atyre gjithçka që kishin ndërtuar me vite.

Skenderaj është komuna me e prekur nga këto vërshime dhe për evakuimin e popullatës së rrezikuar komuna ka marrë të gjitha masat ndërkohe që për sanimin e dëmeve materiale tashmë dihet qartë së duhen fonde qeveritare e që padyshim se i presin.

Për situatën pas vërshimeve në Skënderaj dhe dëmet materiale që janë shkaktuar për Gazetën InLajmi është deklaruar kryetari i komunës, Fadil Nura i cili është mjaftë i shqetësuar për dëmet që janë bërë në ekonomitë familjare, e bizneset private e publike ndërsa është nëse i lumtur që nga gjithë kjo situatë emergjente viktima në njerëz nuk ka.

Ndonëse ekipet emergjente tashme janë në terren për të vlerësuar vlerën e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet kryetari Nura thotë se ende nuk kanë raport të plotë ndonëse deri me tani vlera e dëmeve arrinë diku 10 milionë euro.

“Akoma nuk kemi statistika të sakta sa i përket dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, por janë në pyetje milionat dikur afër 10 milionë euro, sipas një vlerësimi preliminar janë mbi 300 familje të dëmtuara nga vërshimet që përfshihen shtëpitë, janë mbi 10 biznese, automjete, pastaj këtë pjesën e bujqësisë nuk kemi mundur akoma të nxjerrim konstatim”, tha i pari i Skenderajt, Fadil Nura.

Sipas tij komuna nuk mund t’i kompensoi të gjitha këto dëme për shkak të mungesës së fondit, por do të bëjmë zgjidhje.

“Komuna ka jashtëzakonisht pak buxhet për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga vërshimet gjë që është e papërballueshem për Komunën e Skënderajt, pa marrë parasysh vlersimëve të dëmeve që janë bërë, pra kosotja e dëmëve në krahasim me kapacitetet financiare që kemi si komunë është e pamundshme t’i dalim në ndihmë, por se shpresojmë që do të gjindemi edhe në këtë situatë”, tha Nura.

Edhe pse ende jemi në situatë emergjente nga reshjet e ditëve të mëhershme nuk kemi lënë anash angazhimin për marrjen e masave kundrejt reshjeve tashmë të paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“E kemi parë që do te këtë vërshime e për këtë kemi marrë masa, reshjet e shiut për në paraqesin rrezik e që ne me gjithë kapacitetet që i kemi”, theksoi ai.

Të ngjashme