A bëhen mashtrime me vitra të Bajramit?

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Edhe sivjet, ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit, u mblodhën të holla për nevojtarët, apo siç njihen ndryshe vitra.

Interesimi i qytetarëve për t’ua mbushur tryezat atyre që nuk kanë, po vazhdon të jetë si çdo herë tjetër.

Kështu është shprehur për emisionin Kiks Kosova, hoxhë Bexhet Ajvazi, i cili është edhe drejtor në organizatën humanitare “Bereqeti”. Mirëpo, ai ka bërë të ditur se dhënia e vitrave ka ndryshuar formë ndër vite.

Sipas hoxhë Ajvazit, më parë shpërndaheshin më shumë gjëra ushqimore, por tashmë me t’u përmirësuar kushtet ekonomike, më shumë shpërndahen para e gjëra të tjera të cilat i blejnë dhe ua dërgojnë.

Ai për KIKS-in tha se nuk ka dëgjuar që të ketë pasur raste të mashtrimeve përmes këtyre iniciativave.

Të ngjashme